Adoleshentët e seksit dhe marijuanës

Për çdo ditë po rritet më shumë numri i adoleshentëve shqiptarë që kryejnë marrëdhënie seksuale pa mbushur ende 15- vjeç.

Lajme

21/10/2014 15:25

Studimi mbi “Sjelljet e shëndetshme tek fëmijët e moshës shkollore, 11, 13 dhe 15”,i kryer nga Instituti i Shëndetit Publik, ka nxjerrë në pah se 19,5 % e të kësaj grup moshe ka kryer marrëdhënie seksuale.

Edhe përdorimi i hashashit në këtë grup moshë ka shënuar rritje nga viti në vit, raporton TV Klan.

Ushqyerja, është një tjetër gjetje e këtij studimi.

Sipas ekspertëve të shëndetësisë, është vërejtur përdorim i pakët i frutave dhe perimeve nga fëmijët.

Të dhënat e këtij studimi do të jetë pjesë e raportit që do të hartohet mbi gjendjen e adoleshentëve në Europë.