Adnani s’po vjen, Adnani s’po vjen

Adnan Januzaj nuk do të paraqitet për Kosovën në ndeshjen miqësore ndërkombëtare kundër Haitit më 5 mars. Ylli i Manchester Unitedit është i përqendruar vetëm tek gjiganti anglez. Talenti 19-vjeç ende nuk është përcaktuar për të ardhmen e tij ndërkombëtare.

Sport

18/02/2014 22:54

Adnan Januzaj nuk do të luajë për Kosovën në ndeshjen miqësore ndërkombëtare kundër Haitit.

Drejtues të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) kanë dhënë indikacione se ylli i Manchester Unitedit është ftuar për t’u paraqitur në ekipin e selektorit Albert Bunjaki në duelin e parë miqësor ndërkombëtar ndaj Haitit më 5 mars.

Mirëpo, burime të afërta me futbollistin i kanë thënë televizionit KTV se Januzaj nuk do të paraqitet në skuadrën e Kosovës.

Mesfushori 19-vjeç është i përqendruar tek Manchester United dhe sfidat e rëndësishme me kampionin e Premierligës dhe ende nuk është përcaktuar se cilën Kombëtare do ta përfaqësojë.

Januzaj nuk është se ka refuzuar mundësinë që të luajë për Kosovën, por duket se nuk do të jetë pjesë e ekipit kundër Haitit.