Adnan Januzaj dëshiron të luajë për Anglinë
Adnan Januzaj dëshiron dhe është i interesuar të luajë për Anglinë. Por, fjalën e fundit do ta ketë babai i tij. I vetmi kërcënim për shpresat e Anglisë është nëse Kosova merr leje të plotë nga FIFA. Raport ekskluziv i tabloidit britanik THE SUN.
Sport
Adnan Januzaj dëshiron të luajë për Anglinë.
Ylli i Manchester Unitedit u ka thënë shokëve të tij se është i interesuar ta përfaqësojë ekipin e selektorit Roy Hodgson.
Por, 18-vjeçari ka pranuar se babai i tij Abedini do të ketë fjalën e fundit, pasi ai të jetë në dispozicion.
Një shok i tij deklaroi: “Adnani në Angli ndihet si në shtëpi. Atij i pëlqen futbolli këtu, stadiumet, pasioni dhe tifozët. Ai tashmë ka refuzuar interesimin nga Belgjika dhe nuk pendohet. Ai është i lumtur të presë për të luajtur për Anglinë”.
“E vetmja pengesë është babai i tij, ai ka ndikim të madh në jetën dhe karrierën e tij dhe Adnani e di se vendimin do ta marrë plaku i tij”, shtoi ai.
Ballina e The Sun
Background’i i Januzajt ia mundëson atij të luajë për Belgjikën, Turqinë, Shqipërinë ose Kosovën – që së fundmi mori leje nga FIFA për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare. Mirëpo, ai duhet të presë mjaft gjatë, në mënyrë që të ketë të drejtë të luajë për Anglinë.
Sipas rregullave të FIFA’s, duhet të kalojnë edhe dy vjet e gjysmë pasi Januzaj është në United nga mosha 16-vjeç.
I vetmi kërcënim për shpresat e Anglisë është nëse Kosova merr leje të plotë për pjesëmarrje në gara ndërkombëtare, pasi prindërit e tij janë krenarë për prejardhjen e tyre.
(The Sun)