Admirali Luigi Binelli Mantelli viziton KFOR-in

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor, Francesco Paolo Figliuolo, priti sot Shefin e Mbrojtjes së Shtabit të Përgjithshëm të Italisë, Admiralin Luigi Binelli Mantelli. 

Lajme

05/02/2015 19:24

Admirali Mantelli vizitoi Kampin “Villaggio Italia” në Pejë, ku u prit nga koloneli Carlo Cavalli, Komandant i Grupit Shumëkombësh Luftues Perëndim (MNBG West).

Në kampin “Villagio Italia” Shefi i Mbrojtjes së Italisë u njoftua me situatën e tanishme të sigurisë në zonë dhe përkushtimin e KFOR-it në regjion për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt, duke mundësuar kështu kushte më të mira për zhvillim social dhe ekonomik për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Gjatë vizitës së tij, Admirali Binelli Mantelli u takua edhe me personelin e Forcave të Armatosura të Italisë të zbarkuar në kuadër të KFOR-it të cilëve u shprehu falënderimin e tij për përpjekjet e tyre të përditshme, profesionalizmin dhe përkushtimin ndaj misionit.

Kontributi Italian në KFOR ka filluar në qershor të vitit 1999 dhe aktualisht numëron 550 pjesëtar të zbarkuar në tërë Kosovën. Italia është shteti udhëheqës i MNBG West, i Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe dhe Qendrës së Përbashkët të Detashmentit Regjional, transmeton KosovaPress.