Administrata Biden për 9 muaj ka krijuar 5.6 milionë vende të reja pune

Zëvendës-presidentja e SHBA-ve, Kamala Harris, ka njoftuar se administrata Biden ka krijuar më së shumti vende pune në historinë amerikane.

Bota

28/11/2021 16:41

Ajo nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram ka bërë të ditur se janë krijuar rreth 5.6 milionë vende të reja pune, njofton Klankosova.tv.

“Administrata jonë ka parë 5.6 milionë vende pune të krijuara nga ekonomia – më shumë vende pune në nëntë muajt e parë se çdo administratë tjetër në historinë amerikane.” thuhej në postimin e Harris.