lajmi.net

Adios Real

Asier Illarramendi do të largohet nga Real Madrid, gjatë afatit kalimtar të janarit. Mesfushori kërkohet nga një numër i madh klubesh, në liga të ndryshme evropiane.

Sport

01/11/2014 13:46

Mesfushori Asier Illarramendi do të largohet nga Real Madrid, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Futbollisti i cili erdhi në Santiago Bernabeu në verën e vitit 2013 nga Real Sociedad për 32.2 milionë euro nuk e ka bindur trajnerin Carlo Ancelotti se e meriton të jetë ende pjesë e ekipit.

Andaj, sipas mediave spanjolle, ai do të largohet nga klubi pas rihapjes së afatit kalimtar të janarit. Pavarësisht dështimit për t’u dëshmuar në Real Madrid, Illarramendi ka zgjuar interesim të madh.

Milan, Liverpool, Inter, Arsenal e Porto kanë shprehur interesim për transferimin e tij. 

Adios Real

Mbrojtësi Fabio Coentrao do të largohet nga Real Madrid, pas rihapjes së afatit kalimtar në janar.

Sport

02/10/2014 11:29

Fabio Coentrao do të largohet nga Real Madrid, gjatë afatit kalimtar të janarit, kanë njoftuar mediat spanjolle.

Mbrojtësi i majtë portugez nuk është duke gjetur hapësirë të mjaftueshme për lojë në skuadrën e trajnerit Carlo Ancelotti, dhe do t’i vlerësojë ofertat që mund t’i vijnë në janar.

Manchester United dhe Monaco janë klubet që përmenden si destinacione të mundshme për Coentraon i cili deri më tani gjatë këtij sezoni ka bërë vetëm tri paraqitje, një në Superkupën e Evropës, një në Superkupën e Spanjës dhe një tjetër në derbin e qytetit kundër Atletico Madridit.

Adios Real?

Qendërmbrojtësi Pepe mund të largohet nga Real Madrid gjatë afatit kalimtar të janarit, në rast se vazhdon të lihet jashtë formacionit bazë nga trajneri Carlo Ancelotti.

Sport

30/09/2014 10:12

Real Madrid ballafaqohet me një problem të ri para hapjes së afatit kalimtar në janar. Qendërmbrojtësi Pepe mund të konsiderojë mundësinë e largimit nga Santiago Bernabeu, raporton “Fichajes”.

Paraqitjet e mira të Raphael Varane në ndeshjet e fundit kanë bërë që Pepe të përfundojë jashtë formacionit bazë.

Dhe, në rast se trajneri Carlo Ancelotti insiston që francezi të jetë partner i Sergio Ramosit në qendër të mbrojtjes, Pepe do të konsiderojë të ardhmen e tij në klub. Dhe, e ardhmja e tij pritet të përcaktohet tani, para hapjes së afatit kalimtar në janar.

Adios Real

Iker Casillas ka vendosur të largohet nga Real Madrid. I bindur se aventurës së tij në Santiago Bernabeu i ka ardhur fundi, portieri do të braktisë klubin në janar, ose në verë.

Sport

16/09/2014 12:53

I kontestuar nga tifozët e Real Madridit, Iker Casillas ka vendosur të largohet nga Santiago Bernabeu, pas përfundimit të këtij edicioni.

Mirëpo, nuk përjashtohet mundësia që ai të braktis klubin edhe gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas “Punto Pelota”, kapiteni i Los Blancos tashmë është i bindur se aventurës së tij në Real Madrid i ka ardhur fundi dhe dëshiron të largohet nga klubi.

Casillas është kritikuar ashpër nga tifozët e Realit pas humbjes 2:1 nga Atletico Madrid të dielën, ku ekipi pësoi disfatën e dytë të njëpasnjëshmë pas tri xhirosh në La Ligë.

Adios Real

Xabi Alonso do të largohet nga Real Madrid në fund të këtij sezoni, ka njoftuar e përditshmja sportive spanjolle Marca. Trajneri Carlo Ancelotti nuk ka besim tek reprezentuesi spanjoll, pas dyshimeve rreth gjendjes së tij fizike. Alonso aktualisht është i lënduar por prezenca e tij në skuadrën Los Blancos do të jetë gjithnjë e më…

Sport

21/09/2013 12:00

Xabi Alonso do të largohet nga Real Madrid në fund të këtij sezoni, ka njoftuar e përditshmja sportive spanjolle Marca.

Trajneri Carlo Ancelotti nuk ka besim tek reprezentuesi spanjoll, pas dyshimeve rreth gjendjes së tij fizike.

Alonso aktualisht është i lënduar por prezenca e tij në skuadrën Los Blancos do të jetë gjithnjë e më e rrallë këtë stinor pasi në vendin e tij tashmë janë Llaramendi, Modric e Casemiro.

Andaj, lehtë mund të ndodhë që ish anëtar i Liverpoolit të largohet nga Santiago Bernabeu në fund të këtij sezoni kur edhe do t’i skadojë kontrata me gjigantin madrilen.

Juventus, Milan, Inter dhe Liverpool janë përmendur si skuadrat që kanë shprehur interesim për transferimin e tij në janar, ose më së largu në verën e vitit të ardhshëm.

LM