Adios Raul
Raul Gonzalez Blanco është i gatshëm t’i varë këpucët në gozhdë, duke i dhënë fund karrierës si futbollist, në përfundim të këtij sezoni. Legjenda e Real Madridit nuk do të vazhdojë kontratën e tij me klubin nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Al-Sadd, duke i dhënë fund karrierës së lavdishme, ka njoftuar e përditshmja spanjolle El…

Sport
Raul Gonzalez Blanco është i gatshëm t’i varë këpucët në gozhdë, duke i dhënë fund karrierës si futbollist, në përfundim të këtij sezoni.
Legjenda e Real Madridit nuk do të vazhdojë kontratën e tij me klubin nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Al-Sadd, duke i dhënë fund karrierës së lavdishme, ka njoftuar e përditshmja spanjolle El Confidencial.
Mirëpo, Raul pritet të vazhdojë të jetë i përfshirë në futboll, pasi do të bëjë hapat e parë të karrierës si trajner.
Ish ylli i Kombëtares spanjolle sipas gjitha gjasave do të rikthehet në Real Madrid për të punuar në stafin teknik të klubit ku e shkroi historinë dhe arriti suksesin më të madh në karrierën e tij.
Dhe, pikërisht nga “shtëpia” e tij, do të nisë aventurën e re, drejt shndërrimit në trajner.