“Adios” Barcelona, Iniesta në Serie A? (FOTO)
Andres Iniesta mund të transferohet në Serie A.
Merkato
Andres Iniesta me fanellën e Interit.
Për momentin është vetëm një ëndërr, por ndoshta edhe mund të bëhet realitet.
“Gazzetta dello Sport” shkruan se klubi italian ka shprehur interesim për transferimin e ikonës së Barcelonës, përcjell “lajmi.net”.
Iniesta ka kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2018.
Por, ende nuk ka vendosur nëse do të mbetet në Camp Nou.
Andaj, Inter është duke e vëzhguar me kujdes me shpresë ta bind që të transferohet në Giuseppe Meazza. /Lajmi.net/