Aderimet, shpresa e politikës kosovare

Aderimet nga shoqëria civile apo lëvizjet nga njëra parti në tjetrën konsiderohen si shumë të rëndësishme si nga subjektet politike ashtu edhe nga analistët. Megjithatë, këta të fundit dyshojnë nëse prurjet e reja do të arrijnë të ndikojnë në mentalitetin e subjekteve politike.

Lajme

11/05/2014 10:30

Partitë politike në Kosovë vazhdojnë të përforcohen. Kur ka mbetur më pak se një muaj nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, subjektet e mëdha  tashmë kanë filluar të angazhojnë figura të rëndësishme publike me qëllim të sigurimit të sa më shumë votave.

Aderimet nga shoqëria civile apo lëvizjet nga njëra parti në tjetrën konsiderohen si shumë të rëndësishme, si nga subjektet politike ashtu edhe nga analistët.

Sipas tyre, këto lëvizje i pasurojnë listat e kandidatëve për deputetë. Madje, vlerësojnë ata, ato janë edhe kërkesë e qytetarëve, të cilët dëshirojnë të shohin fytyra të reja në politikë, shkruan Zëri.

Megjithatë, analistët dyshojnë nëse prurjet e reja do të arrijnë të ndikojnë në mentalitetin e subjekteve politike.

Ata kanë frikë se, sikur deri më tani, këta individë do t\’iu nënshtrohen partive të tyre.