Ademi takon ambasadorin suedez në Kosovë: Është tifoz i Dardanëve
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka pritur në takim ambasadorin e Suedisë në Kosovë Jonas Westerlund, së bashku me bashkëpunëtorët e tij. Kosova në muajin shtator do të takohet në Prishtinë me Kombëtaren e Suedisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, andaj FFK dhe Ambasada e Suedisë në Kosovë do…

Sport
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka pritur në takim ambasadorin e Suedisë në Kosovë Jonas Westerlund, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.
Kosova në muajin shtator do të takohet në Prishtinë me Kombëtaren e Suedisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, andaj FFK dhe Ambasada e Suedisë në Kosovë do të bashkëkoordinojnë aktivitetet për ta shndërruar këtë ditë në një festë të madhe futbolli në Prishtinë.
“Ambasadori Westerlund është një fans i madh i Kombëtares së Kosovës dhe kjo përballje është e veçantë për të, pasi do të përballet me Kombëtaren e tij të preferuar”, ka shkruar Ademi në “Facfebook”