Ademi pret në takim Smajl Latifin: Biseduam për mundësitë e bashkëpunimit mes institucioneve tona

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi. Ademi ka thënë se gjatë takimit kanë biseduar për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve tona. “Diskutuam për iniciativa të përbashkëta që mund të kontribuojnë në zhvillimin lokal, me theks te mbështetja e aktiviteteve sportive si dhe projektet që krijojnë…

Sport

12/03/2026 13:03

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

Ademi ka thënë se gjatë takimit kanë biseduar për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve tona.

“Diskutuam për iniciativa të përbashkëta që mund të kontribuojnë në zhvillimin lokal, me theks te mbështetja e aktiviteteve sportive si dhe projektet që krijojnë më shumë mundësi për të rinjtë dhe komunitetin e futbollit. U dakorduam që bashkëpunimi institucional të vazhdojë dhe të thellohet edhe më tej në të ardhmen, në shërbim të qytetarëve dhe komunitetit të futbollit në komunën e Rahovecit”, ka shkruar Ademi në Facebook. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: