Adem Grabovci thotë se i kanë numrat për Gjykatën Speciale

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Adem Grabovci thotë se nuk janë vonuar për Gjykatën Speciale dhe se koalicioni qeverisës i ka numrat për votimin e saj.

Lajme

17/06/2015 21:29

Grabovci thotë se Kuvendi i Kosovës duhet ta votojë Gjykatën Speciale.

Edhe këtë herë Grabovci shprehet se koalicioni i ka votat e nevojshme për votimin e themelimit të Gjykatës Speciale.

“Asnjëherë nuk i kam pas problem numrat, ju e dini këtë. Kem bashkëpunuar shumë afër edhe në mandatin e kaluar por në rastin konkret është ma e rëndësishme se numrat thelbi”, tha Grabovci për RTK-në.

Gjykata Speciale tha Grabovci do të merret vetëm me krimet e supozuara të luftës së UÇK-së ndërkaq prioritet shtetëror mbetet zbardha e krimeve të pasluftës.