Adelina Thaçi pasi doli pozitive me COVID-19: Mos e nënçmoni virusin

Adelina Thaçi dje doli pozitive me koronavirus.

ShowBiz

09/07/2020 19:03

Këngëtarja Adelina Thaçi dje njoftoi se ka dalë pozitive në testin për COVID-19 si dhe tregoi simptomat që ka, shkruan lajmi.net.

Ajo inkurajoi të gjithë të infektuarit që të mos kenë turp të tregojnë se kanë virus, ngase nuk është asgjë për t’u turpëruar.

Me postimin e fundit, Adelina thotë “Kujdesuni per vehten dhe familjaret tuaj sa te mundeni. Mos e nençmoni virusin”.

Kujtojmë se edhe bashkëshorti i këngëtares reagoi pas njoftimit të saj rreth virusit, teksa thotë se nuk është turp të tregosh se je infektuar. /Lajmi.net/