Adelina rikthehet fuqishëm me koncert në Kosovë
Adelina Ismaili ka performuar në koncertin e saj të parë pas shumë vitesh në sheshin ‘Ibrahim Rugova’ në Prishtinë.

ShowBiz
Është rikthyer diva shqiptare Adelina Ismaili. E emocionuar, Adelina ka performuar para fansave të saj në Prishtinë, pikërisht në sheshin me emrin e heroit të saj Ibrahim Rugova.
Ajo ka ardhur për të mbajtur koncertin e organizuar nga Digitalb në Summer Fest, që këtë vit ia kanë arritur të befasojnë shumë këndshëm kosovarët.
Adelina bashkë me disa këngë të tjera nga më të njohurat të saj, ka kënduar edhe Sajzezën para publikut të zjarrtë. Poashtu ka kënduar edhe këngën ‘Skenderbe’ bashkë me një përkrenare të heroit në skenë duke thënë ‘Kosova është e Skenderbeut’.
Publiku e ka mirëpritur dhe kanë qenë shumë të entuziasmuar, saqë kanë bërë që Adelinës t’i dalin lotët.