Adelina merr një tjetër dhuratë nga partneri: Për mua çdo ditë është 8 Mars
Adelina Tahiri përmes rrjeteve sociale ka treguar çfarë dhurate mori nga bashkëshorti i saj.
ShowBiz
Adelina Tahiri përmes një postimi në InstaStory, ka treguar dhuratën ia bëri bashkëshorti, shkruan lajmi.net.
Ajo kishte marrë një parfum nga brendi “Amouage”, ndërsa thotë se të tilla dhurata merr çdo ditë.
“Per mu cdo dit esht 8 Mars. Dashuria ime”, ka shkruar Adelina mbi fotografi.
Për ndryshe, këngëtarja dhe partneri i saj, Serjozha Markov, janë prindër të një djali, të cilin e pagëzuan Jon. /Lajmi.net/