Adelina Ismaili ka diçka për t’i thënë publikisht Aurela Gaçes

Adelina thotë fjalë të mëdha për Aurelën.

ShowBiz

04/12/2020 20:32

Dy prej emrave më të njohur të skenës sonë muzikore janë Aurela Gaçe dhe Adelina Ismaili, shkruan lajmi.net.

Repertori i të dy artisteve është shumë i pasur me këngë, por kohën e fundit më aktive në këtë drejtim ka qenë Aurela.

Së fundi, ishte Adelina ajo e cila publikoi një fotografi pranë Aurelës, të cilën e vlerëson lart si artiste e mike të mirë.

“Disa njerëz vijnë që të na e pasurojnë zemrën, të na ndriqojnë shpirtin, të na e bëjnë jetën më të madhe. Ka shumë yje në qiell. Por është vetëm një hënë. E tillë je ti Aurela jonë. Të dua @aurelagaceofficial“, ka shkruar ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Adelina Ismaili (@adelinaofficiel)

Ndryshe, Adelina Ismaili tash e sa muaj ka nisur një rrugëtim të ri në karrierë. Ajo ka lënë pas angazhimet në muzikë dhe po merret me drejtimin e një emisioni televiziv. /Lajmi.net/