Adelina Ismaili, bombë edhe pas të tridhjetave!
Edhe pse jo shumë aktive kohët e fundit, Adelina Ismajli shfaqet me linja perfekte dhe po përgatit befasi për fansat shqiptarë. Ajo po punon tash e sa kohë jashtë vendit tonë, e gjithashtu po jeton një lidhje të lumtur me partnerin e saj, Valin. Kështu, nuk ka pasur projekte të reja tani një kohë të…

ShowBiz
Edhe pse jo shumë aktive kohët e fundit, Adelina Ismajli shfaqet me linja perfekte dhe po përgatit befasi për fansat shqiptarë.
Ajo po punon tash e sa kohë jashtë vendit tonë, e gjithashtu po jeton një lidhje të lumtur me partnerin e saj, Valin. Kështu, nuk ka pasur projekte të reja tani një kohë të gjatë.
Por që ka mbetur në formë, kjo është e padiskutueshme. Adelina është shfaqur në një foto të mrekullueshme, të realizuar para pakë ditëve, duke na bërë me dije se pse gjithmonë ka qenë bomba e estradës.
Të shpresojmë që së shpejti t’i zbulojmë detajet e projekteve të reja dhe në një rikthim sa më të shpejtë të Adelinës në skenën tonë.