Adelina Emini me plot sharm e elegancë në paraqitjen e fundit!

Është njëra ndër këngëtaret më të suksesshme të estradës.

ShowBiz

26/06/2018 16:14

Bëhet fjalë për artisten, Adelina Emini e cila përpos karrierës së bujshme profesionale në paraqitjet e saj shfaqet me shumë elegancë, shkruan lajmi net.

Ndonëse, është aktive në rrjete sociale këngëtarja Emini, nuk heziton të shpërndajë imazhe nga më të ndryshmet me ndjekësit që ka.

E në këtë që ka publikuar së fundmi, ajo duket e mahnitshme teksa ka të veshur një fustan ngjyrë portokalli, e që padyshim se pamja e saj ju lë pa fjalë.

“Si atehere”, mbetet kënga e fundit e lansuar nga ajo ndërsa tani ka paralajmëruar edhe projekte të reja. /Lajmi.net/