Adelina Emini mbështet azilkërkuesit në Kosovë, kjo është iniciativa që mori

Adelina Emini ka marrë një iniciativë për t'i mbështetur azilkërkuesit në Kosovë.

ShowBiz

15/02/2019 16:46

Adelina Emini u bë pjesë e kësaj iniciave në bashkëpunim me Qendrën e Azilkërkuesve në Magurë dhe Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR), shkruan lajmi.net.

Këngëtarja bashkë me azilkërkuesit ka vizituar Muzeun e Kosovës, sheshet e kryeqytetit, kafenetë, e të tjera.

E gjithë kjo iniciativë u bë për t’ia bërë azilkërkuesve një ditë më ndryshe dhe për t’i njohur me kryeqytetin.

Për lajmi.net, Adelina ka thënë “Idea ishte që t’ua bëjmë një ditë më ndryshe azilkërkuesve, si lloj ekskursioni njëditor”.

Kujtojmë që Adelina Emini ishte e ftuar së fundi në një intervistë për “Mirage”, ku tregoi shumëçka rreth saj.

Më poshtë, përmes fotografive mund të mësoni se si eci kjo iniciativë. /Lajmi.net/

YouTube player