Të Infektuar: 8799

Të Shëruar: 4027

Të Vdekur: 249

Adele përgëzon Beyoncen për albumin vizual: Faleminderit mbretëreshë që gjithmonë na bëre të ndjehemi të dashur përmes artit tuaj

21:56 | 1 Gusht 2020

Adele kremtoi të shtunën albumin vizual ‘Black is king’ të mikeshës Beyonce.

Këngëtarja e ‘Rolling In The Deep’, 32 vjeçe, tregoi fizikun e saj pas një diete strikte, ndërsa pozoi për një foto poshtë TV-së së saj, ku po shikonte Beyoncen teksa performonte në videoklipin e ri ‘Already’, shkruan lajmi.net.

Duke treguar anën e saj mbështetëse, Adele u sigurua që të përputhej me veshjen e Beyonce në video duke veshur një këmishë ngjyrë kafe që kishte një model të shtypur të gjysmë hënës.

Në foton e publikuar në Instagram, Adele tregon respekt dhe dashuri për kolegen e saj: Faleminderit mbretëreshë që gjithmonë na bëre të të ndjehemi të dashur përmes artit tuaj. /Lajmi.net/