Adele me ‘Hello’ then rekordin 24-orësh në Vevo (Video)

Adele ka arritur të thejë rekordin 24-orësh në Vevo.

ShowBiz

26/10/2015 17:22

Është vetëm fillimi dhe Adele tashmë ka filluar të thejë rekorde.

Ajo me videoklipin e këngës ‘Hello’, të parën pas tri vitesh, ka arritur të marrë më së shumti klikime për 24 orë në Vevo se çdo klip tjetër e lansuar deri më tani.

‘Hello’ është shikuar 27.7 milionë herë në kanalin e Vevo ndërsa deri tani, tri ditë pas lansimit, ajo ka mbledhur plot 71 milionë shikime, transmeton lajmi.net.

Ky është vetëm fillimi i rekordeve të radhës për Adele, pasiqë me albumin e ri pritet të mbledhë edhe shumë të tjerë./Lajmi.net

YouTube player