Adele me album të ri në 2019-tën

Kanë kaluar tre vjet prej kur Adele kishte sjell albumin e saj me titull “25”.

ShowBiz

25/06/2018 23:30

E tani mediat e huaja kanë dhënë lajmin e madh që ka të bëjë pikërisht me Adele dhe të rejat e saj në muzikë, shkruan lajmi.net

Fjala është për albumin e saj të ri i cili pritet të publikohet në vitin 2019 dhe ky lajm i ka gëzuar shumë njerëz, fansa të këngëtares dhe zërit të saj drithërues.

Mësohet se Adele këtë muaj është takuar me pronarët e produksionit Sony për të diskutuar rreth albumit ndërsa burimet pranë këngëtares për mediat e huaja bëjnë të ditur se Adele është kthyer në Britaninë e Madhe dhe i ka shkruar disa nga këngët ndërsa disa studio muzikore kanë shprehur interesim për të punuar me të./Lajmi.net/

YouTube player