Adele lajmëron turneun evropian (VIDEO)
Adele ka befasuar përsëri fansat, duke lajmëruar disa nga datat e turneut evropian që do ta fillojë këtë vit.

ShowBiz
Këngëtarja më e përfolur e momentit ka ardhur me një befasi të radhës.
Adele ka lajmëruar disa nga datat e turneut evropian që do ta fillojë nga 29 shkurti i vitit të ardhshëm dhe datat janë rezervuar deri në fundin e vitit të ardhshëm, transmeton lajmi.net.
Por, jo të gjitha datat janë të rezervuara dhe kjo do të thotë se Adele ka gjasa të vijë të performojë edhe në ndonjë vend afër Kosovës, kur kosovarët do të jenë në gjendje të ndjekin një koncert të artistes.
Datat e caktuara deri më tani mund t’i gjeni këtu./lajmi.net
Go to https://t.co/l21mEjQSCp for details pic.twitter.com/3RAuxqGpMg
— Adele (@Adele) November 26, 2015