Adebayor ‘përforcon’ Milanin
Sezoni ende nuk ka përfunduar. Mirëpo, kanë filluar të publikohen lajme se kush mund të jetë përforcimi i parë i Milanit për sezonin e ri. Sipas televizionit italian Sky Sport, Rossonerët gjatë afatit kalimtar të verës mund të përforcojnë sulmin me transferimin e yllit të Tottenham Hotspur, Emmanuel Adebayor. Reprezentuesi i Togos e nisi sezonin…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/media/image/201403/full/Adebayor.jpg)
Sport
Sezoni ende nuk ka përfunduar. Mirëpo, kanë filluar të publikohen lajme se kush mund të jetë përforcimi i parë i Milanit për sezonin e ri.
Sipas televizionit italian Sky Sport, Rossonerët gjatë afatit kalimtar të verës mund të përforcojnë sulmin me transferimin e yllit të Tottenham Hotspur, Emmanuel Adebayor.
Reprezentuesi i Togos e nisi sezonin si rezervist tek skuadra londineze, mirëpo me ndryshimin në stafin teknik ku Tim Sherwood e zëvendësoi Andres Villas-Boasin, Adebayor është shndërruar në titullar të padiskutueshëm dhe menjëherë ka filluar të realizojë gola të rëndësishëm për Tottenhamin.
Mirëpo, kjo nuk do të thotë se ai do të mbetet sigurt në White Hart Lane edhe pas përfundimit të këtij sezoni.
Një ofertë nga Milan mund ta josh atë që të vazhdojë karrierën në Serie A ku në të kaluarën është kërkuar edhe nga kampioni në fuqi i Italisë, Juventus.