Adebayor më në fund ka treguar pse festoi aq shumë për golin ndaj Arsenal

Ish sulmuesi i skuadrave si Arsenal, Manchester City e Real Madrid, Emmanuel Adebayor, ka zbuluar më në fund një detaj interesant.

Sport

25/04/2019 20:44

Në sezonin kur kishte kaluar nga Arsenal tek Man City, Adebayor arriti të shënonte kundër ‘Gunners’, për të bërë një festë të madhe që çuditi të gjithë.

Por, sulmuesi nga Togo ka zbuluar se për çfarë arsye kishte festuar në atë mënyrë golin kundër ish skuadrës së tij.

Sipas fjalëve të qendër sulmuesit, festa nuk kishte të bënte me inatin ndaj ish skuadrës, por me racizmin e shprehur ndaj tij.

“Kështu është situata. Dhe është arsyeja se pse unë nuk kam thënë asgjë për racizmin në javët e kaluara. Kur unë festova, FA më gjobiti, ata më ndëshkuan mua. Asgjë nuk ndodhi për tifozët e Arsenal. Kështu, racizmi fitoi me mua dhe para meje” ka thënë Adebayor lidhur me festimin e tij” transmeton lajmi.net.

“Më kujtohet kur u futa në stadium dhe tifozët e Arsenal ishin aty. Krejt çfarë dëgjoja ishin thirrjet “Nëna jote është ku**ë” dhe babi yt pastron elefantët” ka zbuluar tutje ish sulmuesi i Man City.

“Babai im punonte në një shkëmbimore valutash dhe nëna ime ishte biznesmene, por thirrjet vazhdonin. Kështu që, si mund të përgjigjesha? Nuk kisha zë që të shtyhesha me të gjithë”ka thënë ndër të tjerash Adebayor për ‘Daily Mail’.

Adebayor aktualisht luan me skuadrën e Istanbul Basaksehir, me shokët si Gael Clichy, Robinho, Arda Turan apo Demba Ba.

Lojtari ka pasur një karrierë të pasur ku ka mbrojtur ngjyrat e Monaco, Man City, Arsenal, Real Madrid e Tottenham. /Lajmi.net/