Adam: Stoke synon Europa Ligën me Shaqirin

13:55 | 11 Gusht 2015

Shaqiri

Charlie Adam ka thënë se skuadra e tij me transferimin e Xherdan Shaqirit synon të fitojë Europa Ligën.

Adam ka thënë se Stoke City synon që me transferimin e Shaqirit të fitojë Europë Ligën.

“Kemi ambicie të provojmë të kualifikohemi në Europa League. Kjo do të ishte arritje e jashtëzakonshme. Liverpooli ishte vetëm një ndeshje, kemi edhe 37 tjera. Duam të hyjmë në Evropë, ta shijojmë atë dhe ky do të ishte hap i madh për ne”, deklaroi Adam.

“E patë aftësitë e Afellayt. Nuk mund të luani në Barcelonë nëse jeni lojtar i dobët. Atij i pëlqen të mbajë topin dhe ka aftësi të mira që ta mbajë atë”, ka theksuar ai.