Action Bronson: Fama ishte surprizë për mua

Action Bronson, reperi shqiptar i cili po korr sukses në SHBA, në një intervistë për “Skee TV” ka deklaruar se bën një jetë të thjeshtë.

ShowBiz

01/05/2015 14:30

Arian Asllani, thotë se fama për të ishte një surprizë që nuk e priste, megjithatë reperi shprehet kjo e fundit se nuk e ka ndryshuar dhe se vazhdon të mbetet i njëjti person.

“Të gjithë i duam paratë, makinat e bukura e jetën luksoze, por në një plan më të gjerë të jetës, asnjë nga këto gjëra nuk ka rëndësi. Ajo që më intereson mua është arti”, ka thënë reperi.

Vlen të përmendet se Action është cilësuar si Zoti i repit nga mediat e huaja. Lajmi.net