Acerbi zyrtarizohet te Lazio

Francesco Acerbi është zyrtarizuar te Lazio.

Sport

11/07/2018 21:07

Mbrojtësi italian është larguar nga Sassuolo, për t’u transferuar te skuadra nga kryeqyteti italian, Lazio.

Lajmi për transferimin e 30 vjeçarit është bërë i ditur në faqen zyrtare të Lazios, shkruan lajmi.net.

Acerbi ka qenë pjesë e Sassuolos që nga viti 2013, ku ka regjistruar 157 ndeshje. Ai në karrierën e tij ka qenë pjesë edhe e Genoas, Chievos e Milanit./Lajmi.net/