Ac Milan në “pole position” për Sven Botman
Ac Milan është afër transferimit të Sven Botman nga skuadra e Lille

Sport
Sipas asaj që bën të ditur Fabrizio Romano, bisedimet në mes të palëve kanë avancuar, me lojtarin pothuajse të destinuar të përfundojë te “Kuqezinjtë”.
Gjatë këtij sezoni në Ligue 1, Botman ka realizuar 3 gola dhe ka dhuruar një asistim për kampionët në fuqi të Francës.
Ngritja e formës viteve të fundit, ka bërë që Milan të rrisë edhe apetitet për lojtarë të rinj e premtues në skuadër/Lajmi.net/