Abuzimet seksuale – shkarkohen peshkopët neglizhentë

Papa Françesku, ka aprovuar masat për shkarkimin e peshkopëve të cilët nuk kanë trajtuar me kujdes rastet e abuzimeve seksuale, thuhet në një dekret papal, shkruan BBC.

Bota

05/06/2016 00:10

Peshkopët të cilët janë treguar neglizhent në trajtimin e çështjeve me priftërinj të cilët kanë bërë abuzime, do të shkarkohen përmes procedurave të reja ligjore.

Dekreti vjen si përgjigje ndaj kërkesave të viktimave, të cilët kanë konsideruar përgjegjës peshkopët për shkak të dështimin në mbrojtjen e tyre.

Për më tepër Papa Françesku ka deklaruar që ligjet të lidhura me rastet e abuzimit do të shtrëngohen.