Abrashi mirëpret inaugurimin e Qendrës së materialeve të riciklueshme në Vushtrri

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi mori pjesë në inaugurimin e Qendrës për grumbullim, klasifikim e paketim të materialeve riciklueshme në kuadër të projektit : “Establishing Economically Viable Collecting and Packaging Recyclable Waste Platform” të financuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe të implementuar nga Komuna e Vushtrrisë në partneritet me Iniciativën Prishtina REA, ku ishin të pranishëm, zëvendësministrja Besa Zogaj – Gashi, kryetari i Vushtrrisë, Bajram Mulaku dhe Libor Chlad nga Zyra BE-së, thuhet në njoftimim.

Lajme

17/11/2016 18:44

 

Ministri Abrashi me këtë rast u shpreh i kënaqur për inaugurimin e kësaj Qendre  e cila do të operojë si Ndërmarrje Sociale, e cila ka për qëllim të promovojë klasifikimin e materialeve të cilat do të shërbejnë për riciklim, duke i përfshirë grumbulluesit informal në zinxhirin e menaxhimit formal të mbetjeve, transmeton lajmi.net.

15133700_10154171475278196_1234021223_o

Përfshirja e punëtorëve joformal të grumbullimit të mjeteve, krijon vende të reja të punës dhe mundëson atyre të mbledhin, klasifikojnë dhe të trajtojnë materiale të riciklueshme brenda një qendre të specializuar.

Ministri Abrashi gjithashtu theksoi gatishmërinë e tij dhe të Ministrisë që ai drejton për të përkrahur iniciativa të ngjashme të cilat janë në funksion të krijimit të vendeve të reja të punës, uljes së papunësisë dhe mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.