Abrashi konfirmon emërimin e zëvendësministrave

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka nisur emërimin e zëvendësministrave në Qeveri.

Lajme

11/03/2015 16:19

Këtë e ka bërë të ditur për lajmi.net zëdhënësi i Qeverisë, Arban Abrashi i cili ka konfirmuar edhe emrat e zëvendësministrave të parë të emëruar.

“Zëvendësministrat e parë të emëruar janë Lirak Çelaj, zv. ministër i MD-së, Avni Kastrati, zv. ministër i MTI-së, Ferhat Shala në MMPH, Hajredin Hyseni në MAP dhe Rexhep në Hoti MKRS”.

Abrashi ka thënë se ky është vetëm fillimi i emërimit të këtyre zëvendësministrave, ndërsa ka bërë të ditur se ky proces do të vazhdojë në mënyrë sukseseve gjatë javëve në vazhdim. (lajmi.net)