Abrashi i AAK-së: Vendosja e taksës nga Haradinaj, bëri që të arrihet marrëveshja në Uashington
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Abrashi, thotë se taksa e vendosur në kohën e Qeverisë Haradinaj, ka dhënë rezultate të mëdha në trajtimin e Serbisë ndaj Kosovës.
Lajme
Në një shkrim të tij në rrjetet sociale, deputeti Abrashi, ka përmendur me fakte, rezultatet që i prodhoi taksa ndaj mallrave serbe, duke thënë se bizneset serbe i kanë bërë presion politikanëve të tyre, që të gjejnë një zgjidhje që të heq këtë taksë të vendosur nga ish-kryeministri, Ramush Haradinaj.
Abrashi përmend edhe marrëveshjet e Uashingtonit, duke thënë që vendosja e kësaj takse ndaj Serbisë, ka bërë që këta të fundit, të trajtojnë më ndryshe Kosovën.
Shkrimi i plotë nga deputeti Abrashi:
RRIKTHIMI I KOSOVËS NGA “AUTSAJDERI” NË FAKTOR EKONOMIK RAJONAL ????
Se rruga për njohjën e ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë duhet të orientohet dhe udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ishte strategji e qartë e Qeverisjes Haradinaj, i cili që në vitin 2017 në EU, te zonja Mogherini insistoi në involvimin Amerikan në zgjidhjen përfundimtare të raporteve Serbi – Kosovë që duhet të përfundoj me njohje të ndërsjellë.
Taksa 100% e vendosur nga Qeveria Haradinaj në produktet e Serbisë ngriti presionin e afaristëve të Serbisë ndaj qeverisë së tyre për gjetjën e formës për heqjën e taksës që po u shkaktonte dëme bizneseve të tyre dhe humbje graduale të prezencës së tyre në tregun e Kosovës, edhe pse është treg i vogël, është shumë i rëndësishëm për ta.
Presioni i taksës mobilizoi Serbinë që të ngritë çështjen në Cefta, në Unionin Evropian, tek Kancelarja Merkel dhe Presidenti Macron dhe në Samitin e Berlinit, të inicuar nga Merkel, e ku isha prezent si Koordinator Nacional i Kosovës për Ballkanin Perëndimor dhe si Këshiltar i Kryeministrit Haradinaj, Kosova insistoi në kërkesën e involvimimit Amerikan në tejkalimin e situatës dhe lidershipin e saj në zgjidhjën e çështjes Kosovë – Serbi.
Kjo kërkesë e Kosovës u adresua dhe muaj më pas kemi marrëveshjet e para mes dy vendeve për ndërlidhjën ajrore dhe rekonstruimit të rrjetit hekurudhorë Prishtinë – Beograd për tu lidhur me rrjetin rajonal dhe evropian të hekurudhave. Marrëveshje që u realizuan nga i emruari i posaçëm për Kosovën i Presidentit Trump, Richard Grenell, e që paraqet involvimin e nivelit më të lartë Amerikan në çështjën e Kosovës pas shumë viteve, kohë të humbura në bisedimet e udhëhequra nga BE.
Rëndësia e involvimit të SHBA-së në proces nuk vlerësohet nga Qeveria pasuese e cila përpos që i ikë komunikimit direkt me SHBA-të, merr edhe veprime të palogjikshme duke shkarkuar zyrtarët kosovarë që nënshkruan marëveshjet e sponzorizuara nga Amerikanët.
Ndryshimet në qeverisje ndryshojnë edhe qasjën tonë dhe me 4 Shtator kemi takimin në Shtëpinë e Bardhë të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, ku në prani të Presidentit Trump nënshkruhet marrëveshja për projekte nacionale madhore, që Kosovën nga një pozitë të “autsajderit” në rajon, të përfitoj pozicion të liderit me projekte makroekonomike që do të ndikojnë direkt në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në aspektin gjeopolitik rikthim të fuqishëm të ndikimit Amerikan në Ballkanin Perëndimor me qëllim të eliminimit të ndikimit të Rusisë, veçanërisht në Serbi.
Gjeopolitika, historikisht ka pasur ndikim në fatin e shqiptarëve në Ballkan prandaj është koha e mobilizimit i të gjithë spektrit politik në Kosovë po edhe atij gjithëshqiptarë që ta shfrytëzojmë këtë pozicionim të qartë të SHBA-ve në përkrahje direkte të Kosovës që e dëshmoi para Serbisë po edhe tërë botës nga Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë.
Sponzorizimi i veçantë i organizuar nga Presidenti Trump i njohjës së shtetit të Kosovës nga Izraeli është mesazh për të gjithë për rolin lider të Amerikës në rrumbullaksimin e shtetësisë së Kosovës, duke siguruar njohjën e ndërsjellë Kosovë – Serbi dhe ulësen në OKB.
Involvimi Amerikan duhet të maksimalizohet veçanërisht në gatishmërinë e SHBA-ve për mbështetje të investimeve kapitale në Ballkanin Perëndimor.
Nga ne kërkohet që të dalim me projekte konkrete siç është Hekurudha Kosovë – Shqipëri, Hekurudha Kosovë – Serbi që na lidhë me Evropën, kyçja e Kosovës në gassjellësin TAP dhe ndërtimit të rrjetit të brendshëm që të sigurohet gasi për industri dhe amvisëri si burim energjie më së paku i kushtueshëm. Ndërtimi i Portit të Shëngjinit që do të shfrytëzohej kryesisht nga Kosova dhe vendet e rajonit. Aktivizimi i Zonës Ekonomike Amerikane në Gjakovë dhe aeroportit të Gjakovës. Ekzekutimi i Unazës së jashtme të qytetit të Prishtinës, Qendra e skijimit në Brezovicë dhe Rugovë-Borea.Projekte për Trepcën, veqanarisht kapacitetet për përpunimin e plumbit dhe fabrika e baterive të Litiumit dhe projekte tjera atraktive që do të sigurojnë zhvillim ekonomik, vende të reja të punës me paga të dinjitetshme dhe mirëqenie të qytetarëve të saj. Gjithashtu duhet përgatitur pako të lehtësirave fiskale për kompanitë amerikane që investojnë në Kosovë që do të siguronin punësimin e të rinjëve, me theks të veçantë në sektorin e Teknologjisë Informative.
Tani është koha e ekonomistëve, ekspertëve të vendit që kanë njohuritë dhe përvojën që të hartojnë dhe prezentojnë projektet kapitale që mund ti përfitojë Kosova nga mbështetja Amerikane e cila ka zgjedhur që Kosova dhe Ballkani Perëndimor të jetë në fokus të investimeve të tyre me qasjën specifike të “karrotës dhe shkopit”.
Dhe për të mos harruar kurrë që Presidenti Amerikan ëoodroë ëilson e siguroi pavarësinë e Shqipërisë në Konferencën e paqës në Paris, në vitin 1999 Presidenti amerikan Bill Clinton shpëtoi shqiptarët nga hegjemonia serbe dhe Presidenti amerikan George ë Bush në vitin 2007 në Tiranë konfirmoi se Kosova do të jetë shtet i pavarur dhe sovran.
Jemi me fat që si popull i vogël që jemi, e kemi gjithmonë përkrah SHBA-në dhe për këtë duhet të jemi falenderues dhe respektues.
Gazmend Abrashi
Deputet i Parlamentit të Kosovës. /Lajmi.net/