Abrashi: Gjatë këtij viti janë shuar 15 mijë vende pune

Deputeti i LDK-së, Arban Abrashi ka thënë se 15 mijë vende pune janë zhdukur si pasojë e mungesës së politikave të mirëfillta karshi tregut të punës.

Lajme

31/10/2018 21:14

Përmes një postimi në Facebook, Abrashi ka theksuar se është momenti i fundit që qeveria të fokusohet në detyrat e saj, siç janë zhvillimi ekonomik, ulja e papunësisë, rritja e prodhimit etj., përcjell lajmi.net.

Duke iu referuar statistikave zyrtare deputeti i LDK-së ka thënë se gjatë qeverisjes së partisë së tij 2015-2017 janë shtuar mbi 55 mijë vende pune.

Postimi i plotë: