Të Infektuar: 57.028

Të Shëruar: 50.184

Të Vdekur: 1.433

Abrashi: E faktuar, LDK-ja sot ka ngritje 4%

17:37 | 14 Janar 2021

Zyrtari i LDK-së, Arban Abrashi, ka thënë se partia e tij ka ngritje prej 4 për qind.

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, ka thënë se e kanë të faktuar që sot kjo parti është ngritur për 4%, megjithatë s’ka dhënë ndonjë sqarim shtesë.

“E faktuar. Sot LDK ka ngritje 4%. Vazhdojmë LDK”, ka shkruar Abrashi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Një shkrim i tillë i Abrashit vjen në ditën kur Vjosa Osmani ka zyrtarizuar marrëveshjen politike me Albin Kurtin, e që si rezultat do jetë kandidimi i saj për presidente.

Osmani është larguar nga Lidhja Demokratike e Kosovës pas mospajtimeve të shumta të cilat rinisen nga prishja e koalicionit me Vetëvendosjen.

Ajo tashmë ka krijuar edhe një iniciativë, për të cilën është diskutuar shumë rreth asaj nëse do ta dëmtojë LDK-në ose jo. /Lajmi.net/

E faktuar. Sot LDK ka ngritje 4%. Vazhdojmë LDK.

Posted by Arban Abrashi on E enjte, 14 Janar 2021