Abrashi: Buxheti duhet të votohet, të tejkalojmë situatën aktuale në mënyrë sa më të lehtë të mundshme

Deputeti i AAK-së, Gazmend Abrashi, foli në emër të grupit parlamentar në seancën e sotshme ku po rishikohet buxheti i Kosovës.

Lajme

10/07/2020 18:26

Abrashi ka thënë se duhet votuar ky buxhet. “Sot nga të gjithë ne kërkohet përkushtim dhe vullnet që ta votojmë projektligjin për buxhetin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Abrashi. “Rishikimi i buxhetit është obligim sipas ligjit por edhe si domosdoshmëri në kohë kur të gjithë jemi të vetdijshëm për situatën në të cilën gjendemi si pasojë e pandemisë”, ka shtuar ai.
“Buxheti i Kosovës duhet të reflektojë në situatën dhe t’i adaptohet nevojave aktuale që kjo gjendje të tejkalohet në mënyrë sa më të lehtë të mundshme”, tha mes tjerash Abrashi.