Abramovich përfshihet në bisedimet për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës

Presidenti i Chelseas, Roman Abramovich është përfshirë në bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës.

Sport

28/02/2022 14:33

Abramovich është larguar nga Britania shkaku i sanksioneve të vendosura ndaj shtetit rus, pas pushtimit të Ukrainës, transmeton lajmi.net.

Derisa lufta vazhdon mes dy shteteve, tashmë kanë nisur edhe bisedimet që të gjendet “gjuha e përbashkët” për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës.

“Jerusalem Post” raporton se edhe miliarderi Roman Abramovich është i përfshirë në këto bisedime për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës.

Ndërkohë, Abramovich ka dorëzuar administrimin për një kohë të pacaktuar të Chelseas, kurse momentalisht nuk është duke e konsideruar shitjen e klubit londinez./Lajmi.net/