Abraham: Shpresojë të jem i gatshëm për derbin ndaj Juventusit

Roma dhe Juventusi do të përballen në derbi e xhiros së tetë në Serie A.

Sport

13/10/2021 21:50

Derbi i madh italian do të luhet të dielën nga ora 20:45, transmeton lajmi.net.

Te Roma në dyshim të paraqitet në këtë ndeshje është Tammy Abraham që ka pësuar një lëndim të lehtë gjatë grumbullimit me Kombëtaren e Anglisë.

Abraham mbërriti këtë mbrëmjë në Romë dhe u prit në aeroport nga gazetarët e ‘Tuttomercatoweb’.

Sulmuesi tha se po ndihej mirë dhe u pyet nëse do të jetë gati për ndeshjen e radhës.

“Shpresojë, po”, ishte përgjigjia e tij.

Abraham është titullar i padiskutueshëm këtë edicion te Roma dhe ka arritur të realizojë katër gola e dy asistime në 10 ndeshje të luajtura. /Lajmi.net/