Abraham heroi i Romës, e dërgon në finale të Konferencë Ligës
Roma ka kaluar tutje në finale te Konferencë Ligë.

Sport
Ekipi i Jose Mourinhos arriti fitore minimale 1:0 ne ndeshjen e dytë, ndërsa rezultati i përgjithshëm 2:1.
Heroi i ‘Romakëve’ ishte Abraham i cili shënoi në minutën e 11`.
Pjesa e parë ishte e dominuar nga Roma në çdo aspekt të lojës, shkruan lajmi.net.
Në pjesë e dytë Leicester kërkonin të barazonin ndeshjen, por nuk u treguan të saktë.
Kështu Roma kalon në finale, ku do të përballet me Feyenoord, pasi ata mposhtën Marseille me rezultat të përgjithshëm 3:2.
Roma dhe Feyenoord do të takohen më 25 maj me fillim nga ora 21:00, në finalen e cila mbahet në Tiranë./Lajmi.net/