Abiy Ahmed fitues i Çmimit Nobel për Paqe për vitin 2019

Fituesi i çmimit prestigjioz për vitin 2019 është kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed.

Bota

11/10/2019 11:29

Komiteti i Çmimit Nobel në Oslo ka shpallur fituesin e Çmimit Nobel për Paqe për vitin 2019.

Fituesi i çmimit prestigjoz për vitin 2019 është kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed, i cili dha kontribut të jashtëzakonshëm në përfundimin e luftës 20-vjeçare mes Etiopisë dhe Eritreas

Ndyshe, për këtë vit të nominuar për Çmimin Nobel për Paqe ishin rreth 301 emra, prej tyre 223 individi dhe 78 organizata, në mesin e të cilëve ishin edhe emrat e kryeministri Zoran Zaev dhe ish-kryeministri grek Aleksis Cipras, të cilët u përzgjodhën për kontributin e tyre në arritjen e Marrëveshjes së Prespës. /Lajmi.net/