Abidal fton Valdesin

Eric Abidal ka bërë një ftesë publike për ish bashkëlojtarin e tij nga Barcelona, Victor Valdes që t’i bashkohet atij tek Monaco, në fund të këtij sezoni. Portieri i gjigantit katalan ka vendosur të largohet nga Nou Camp gjatë afatit kalimtar të verës kur edhe do ta ketë statusin e futbollistit të lirë, ndërsa ka…

Sport

13/01/2014 08:15

Eric Abidal ka bërë një ftesë publike për ish bashkëlojtarin e tij nga Barcelona, Victor Valdes që t’i bashkohet atij tek Monaco, në fund të këtij sezoni.

Portieri i gjigantit katalan ka vendosur të largohet nga Nou Camp gjatë afatit kalimtar të verës kur edhe do ta ketë statusin e futbollistit të lirë, ndërsa ka refuzuar përpjekjet e klubit për vazhdimin e bashkëpunimit.

Andaj, Abidal, i cili realizoi transferimin nga Barcelona tek Monaco vitin e kaluar, shpreson që Valdes t’i bashkohet atij në Stade Louis II.

“Nëse Valdes ka një ëndërr të vijë të luajë në Monaco, do ta mirëpres me duar të hapura”, deklaroi Abidal për Cadena Ser.

“E kam një dhomë për të në shtëpinë time dhe do t’i ndihmoj që të gjejë një shtëpi afër meje”, u shpreh reprezentuesi francez.