Abe: Porta hyrëse e Japonisë në BE ishte Britania e Madhe

Një Brexit pa marrëveshje mes BE-së dhe Britanisë së Madhe duhet të evitohet me çdo kusht, deklaroi sot kryeministri japonez, Shinzo Abe, gjatë një konference në Bruksel.

Bota

25/04/2019 21:23

“Ne bëjmë thirrje me gjithë dëshirën tonë për një Brexit të rregullt”, theksoi Abe, duke kujtuar se porta hyrëse e Japonisë në Bashkimin Evropian kishte qenë Britania e Madhe.

Evropianët pranuan sërish një shtyrje të datës së ndarjes me britanikët, që fillimisht ishte vendosur më 29 mars, duke e çuar atë më 31 tetor.