Abdixhiku: VV-së i duhet kompromis të bëjnë shumicë, ne në asnjë variant nuk bëjmë kompromis me ta

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është deklaruar për media pasi është ndërprerë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Ai ka thënë se që të zgjidhet kryetari i Kuvendit, VV-së i duhet kompromis dhe i duhet të bëjnë shumicë, por ai ka thënë se ata nuk bëjnë kompromis me ta. “Për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit…

Lajme

21/04/2025 16:07

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është deklaruar për media pasi është ndërprerë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë se që të zgjidhet kryetari i Kuvendit, VV-së i duhet kompromis dhe i duhet të bëjnë shumicë, por ai ka thënë se ata nuk bëjnë kompromis me ta.

“Për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit duhet kompromis, duhet të bëjnë shumicë. Sepse kështu ka vendosur qytetari i Kosovës. Në asnjë variant (nuk bëjmë kompromis me VV-në). Asnjëherë (nuk do të shkojmë në negociata me Vetëvendosjen)”, ka thënë Abdixhiku.