Abdixhiku viziton minatorët e Trepçës: Minatorët, në përballje me popullistë, rrezikohen të quhen dhe tradhtarë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka vizituar minatorët e Trepçës të cilët tash kanë hyrë në muajin e tretë pa paga. Ai ka thënë se gjatë kësaj periudhe me shpresën se do t’iu ekzekutohen pagat, ai ka hezituar ti takoj që mos ta politizoj situatën. Por, që sipas tij kjo çështje nuk…
Lajme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka vizituar minatorët e Trepçës të cilët tash kanë hyrë në muajin e tretë pa paga.
Ai ka thënë se gjatë kësaj periudhe me shpresën se do t’iu ekzekutohen pagat, ai ka hezituar ti takoj që mos ta politizoj situatën. Por, që sipas tij kjo çështje nuk po zgjidhet.
“Vizitova dhe pashë kushtet – jo vetëm të rënda të punës, por antihumane. Aq antihumane, sa nuk i besoni pa i parë vet aty! Por sot kushtet, pajisjet primitive, që datonin, besoni ose jo, që nga viti 1919, sot janë në rend të dytë. Janë në rend të dytë sepse plot 1100 punëtorë të Trepçës, janë pa paga dhe po futen në muajin e tretë pa asnjë pagë kompensim. Punëtorët janë të Trepçës. Trepça është e shtetit. Ata kanë kontrata, kanë zotim shtetëror për pagën që duhet marrë. Partia në pushtet menaxhon me kompleks me Borde e me Menaxhment. Është përgjegjësi e tyre, e shtetit, që punëtorët e vet t’i kompensojë për punën dhe kontratën që kanë”, ka shkruar Abdixhiku.
Ai ka thënë se LDK i mbështet plotësisht kërkesat e tyre.
“Prandaj, i mbështesim në plotni kërkesat e tyre. I mbështesim në plotni dhe lutjet për kushte më njerëzore e kërkesat për investime afatgjata në kompleks që sot xehet e Kosovës në vend se ti shet në materiale të përpunuara i shtet si koncentrat me shumë më pak vlerë”, ka shtuar ai.
Abdixhiku ka shkruar se minatorët në përballje me popullistë, rrezikohen të quhen dhe tradhtarë.
“Deputetë e pushtetarë, që këtë muaj tashmë i kanë marrë pagat nga 2000 euro, nuk do të pritojnë që mesazhet e gatshme nga ‘Politbyroja e Tiranës’ t’i drejtojnë nga Minatorët. Siç kanë bërë më çdo vlerë në këtë vend, me aleat, mësues, mjek, patriot e atdhetarë, luftëtarë e veprimtarë, dhe minatorët kanë të njëjtin fat. Fati i popullistëve është i shkurtër megjithatë.
Dhe për dallim nga terri i ndershëm i minatorëve, aty ku këta burra plakin një të tretën e jetës, terri i përfundimit popullist do të jetë i padenjë. Sepse Kosova është më e fortë se kaq. Populli i Kosovës është më i mençur se çfarë popullistët ndarës e përçarës kanë në mend. Kosova meriton më mirë! Minatorët meritojnë zgjidhje pa hezitim”, ka shkruar ai.
Postimi i tij në Facebook: