Abdixhiku: Vetëvendosje me veprime jo-kushtetuese po e zvarrit procesin- komunikojnë me mesazhe për bërjen e votave nga Lista Serbe
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është deklaruar para mediave pas zhvillimeve në Kuvend dhe ndërprerjes së seancës ku parashihej të bëhej konstituimi i Kuvendit. Ai tha se Vetëvendosje qëllimshëm po e zvarrit procesin e krijimit të institucioneve. “Është një simpozium i errët në demokraci parlamentare ku partia fituese nuk respekton rregullin bazik kushtetues ku një…

Lajme
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është deklaruar para mediave pas zhvillimeve në Kuvend dhe ndërprerjes së seancës ku parashihej të bëhej konstituimi i Kuvendit. Ai tha se Vetëvendosje qëllimshëm po e zvarrit procesin e krijimit të institucioneve.
“Është një simpozium i errët në demokraci parlamentare ku partia fituese nuk respekton rregullin bazik kushtetues ku një i zgjedhur s’mund të jetë kryeministër apo ministër dhe deputet. Qëndrimi i partisë fituese me 10 deputetë që ushtrojnë funksione të kryeministrit dhe ministrave për të qenë dhe deputet është qëndrim jo kushtetues i cili bëhet si pjesë e një loje politike për të zvarritur formimin e institucioneve. Zgjidhja është shumë e thjeshtë, të japin dorëheqje nga pozitat që i kanë dhe të ulen në ulëset e Kuvendit si deputet të Kosovës e të bëjnë betimin si deputet e kështu nis formalisht konstituimi Sa për akuzat e tjera e shihni se janë të njëjtit, të një mendësie polarizuese dhe du të them se ata që komunikojnë me mesazhe për bërjen e votave nga Lista Serbe, më së paku duhet të flasin për koordinime të tilla”, tha Abdixhiku, transmeton lajmi.net.
Ai theksoi se në qoftë se është dhënë një letër dorëheqje dhe të njëjtit kanë vazhduar në zyre dhe zyrat i kanë këtu çfarë të drejte ka kjo letër.
“Pra shkoni në Qeveri dhe shihni a është kryeministër apo deputet- sepse të dyja nuk pranohen. Pra pranojmë të ketë dorëheqje e të mos zvarritet procedurat e votimit, e LDK-ja do të votojnë raportin me 20 votat e palëkundura të LDK-së. Megjithatë po vazhdon detyrën e kryeministrit nga 23 mars e tutje. Pra ne nuk bëjmë shkelje të tjera kushtetuese që nesër të përdoren për rrëzimin e qeverisë. Pra nëse e votojmë këtë , nesër mund të rrëzojë kush të dojë një qeveri. LDK-ja mbështet në momentin e parë që janë deputet pra nga ne kanë dhënë dorëheqje nga pozitat si drejtor në Prishtinë, e kanë ardhur të betohen si deputet. Pra s’mund të jesh edhe kryeministër, edhe ministër edhe deputetë”, tha ai.
Abdixhiku theksoi se “Të konstituojmë njëherë Kuvendin e më pas flasim për hapat e tjerë. Do të bëjmë betimin e më pas hapat e tjerë, por seanca duhet të thirret sa më parë brenda 48 orëve. Ky është sistem bllokues qëllimshëm sepse s’i ka numrat. Nuk ndryshojnë, s’ndryshojnë nuk marrim mësim s’kemi çfarë po u bëjmë. Jepni dorëheqje, mos bëni probleme të tilla ejani në Kuvend votojmë dhe zgjidhet kjo çështje. Tani kryesuesi i e dërgoj çështjen tek presidentja pra është rast i paparë më herët, por edhe nëse mblidhemi sërish është çështja e njëjtë pra të japin dorëheqje fillimisht e të mos ushtrojnë nga dy funksione”,tha Abdixhiku./Lajmi.net/