Abdixhiku takohet me emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, flasin për dialogun dhe vizat
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është takuar sot me emisarin e qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. Përmes një njoftimi në Facebook, Abdixhiku ka bërë të ditur se ka biseduar me emisarin gjerman lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, shkruan lajmi.net. Ai ka bërë të ditur se temë diskutimi me Sarrazin ka qenë…

Lajme
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është takuar sot me emisarin e qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Përmes një njoftimi në Facebook, Abdixhiku ka bërë të ditur se ka biseduar me emisarin gjerman lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, shkruan lajmi.net.
Ai ka bërë të ditur se temë diskutimi me Sarrazin ka qenë edhe liberalizimi i vizave dhe Procesin e Berlinit.
Postimi i plotë në Facebook:
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiu është takuar sot me të dërguarin e posaçëm të Qeverisë gjermane për vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Gjatë takimit u diskutua për procesin e dialogut Kosovë – Serbi, me ç’rast kryetari Abdixhiku vlerësoj lartë angazhimin e shtuar të Qeverisë gjermane në proces të dialogut si dhe në çështjen e liberalizimit të vizave.
Po ashtu temë e diskutimit ishte edhe Procesi i Berlinit ku kryetari Abdixhiku rikonfirmoi që LDK mbështet bashkëpunimin e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor brenda Procesit të Berlinit, ku të gjitha vendet trajtohen barabarësisht.
LDK mbetet e përkushtuar dhe e gatshme për bashkëpunim me aleatët ndërkombëtar për proceset jetike të vendit. /Lajmi.net/