Abdixhiku premton para fushatës: Paga 1000 euro për mësuesit dhe 900 euro për policët, zjarrfikësit e ushtarët

Lumir Abdixhiku, kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës i është drejtuar mësuesve të Kosovës me zotimin e plotë se paga nën qeverisjen e tij do të jetë 1000 në muaj. Përderisa, për policët, zjarrfikësit e ushtarët, do të jetë 900. “Administrata e shtetit, policët, zjarrfikësit, ushtarët, nuk mund të jetë e dobët kur…

Lajme

16/12/2025 18:36

Lumir Abdixhiku, kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës i është drejtuar mësuesve të Kosovës me zotimin e plotë se paga nën qeverisjen e tij do të jetë 1000 në muaj.

Përderisa, për policët, zjarrfikësit e ushtarët, do të jetë 900.

“Administrata e shtetit, policët, zjarrfikësit, ushtarët, nuk mund të jetë e dobët kur Kosova ka nevojë të jetë e fortë. Nuk mund të jetë e papaguar drejt në një kohë kur kërkojmë cilësi, shpejtësi e profesionalizëm. Nuk mund të jetë e demotivuar në një vend që kërkon zhvillim. Prandaj, ne do ta nderojmë administratën. Ne do ta mbështesim. Ne do t’ua rrisim pagat, sepse ata e rrisin Kosovën çdo ditë”, tha Abdixhiku.

LDK sot ka prezantuar 110 kandidatët për deputetë dhe programin e tyre qeverisës në zgjedhjet e 28 dhjetorit. /Lajmi.net/