Abdixhiku: Në Kosovën e PAN-it, 200 milionë euro të shpërdoruara për një vit e gjysmë

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku  thotë  se për një vit e gjysmë qeverisja aktuale ka shpërdoruar afër 200 milionë euro.

Lajme

19/03/2019 19:29

Përmes një postimi në Facebook Abdixhiku ka numëruar shpërdorimet e parave të Qeverisë Haradinaj, së fundmi me skandalet e punësimeve në Telekom.

Postimi i plotë i Abdixhikut pa ndërhyrje:

Në Kosovën e PAN-it:

– 53 milionëve të Bechtelit;

– 52 milionëve të ujit;

– 49 milionëve të listave fallce;

– 16 milionëve të rezervës shtetërore;

– 10 milionëve të zv/ministrave me këshilltarë;

I shtohen edhe 14 milionë euro humbje të Telekomit vetëm sivjet. Punësimi familjar aty vazhdon.

Gati 200 milionë euro të shpërdoruara publikisht për një vit e gjysmë PAN. Sa shumë gjëra do të viheshin në binarë me kaq para. /Lajmi.net/