Abdixhiku: Me këtë Qeveri nuk kemi të ardhme, ëndrra e as shpresë, na lanë të vetmuar, pa miq e aleat

Duke folur për dështimet e Qeverisë Kurti gjatë mandatit katër vjeçar, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, në tubimin me qytetarët e Komunës së Lipjanit, është shprehur se në këto katër vjet, kjo qeveri ka mashtruar një popull të tërë, duke i mbajtur të varfëruar, mbyllur e izoluar. Përveç çmimeve të larta, pagave…

Lajme

16/09/2024 22:02

Duke folur për dështimet e Qeverisë Kurti gjatë mandatit katër vjeçar, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, në tubimin me qytetarët e Komunës së Lipjanit, është shprehur se në këto katër vjet, kjo qeveri ka mashtruar një popull të tërë, duke i mbajtur të varfëruar, mbyllur e izoluar.

Përveç çmimeve të larta, pagave të njëjta e ikje masive të qytetarëve në Evropë, sipas Abdixhikut, kjo Qeveri la Kosovën edhe pa miq e aleatë, duke u përplasur me të gjithë e duke mos pasur asnjë njohje të re e me asnjë hap drejt rrugëtimit euroatlantik.

“Po i kalojmë katër vite të vështira për vendin tonë. Katër vite të një qeverie që ka mashtruar me një popull të tërë. Që i ka mbajtur të varfëruar, të mbyllur e të izoluar. Sepse nuk punuan për katër vite, na lanë me jetë të rënduar, çmime të larta, paga të njëjta, me ikje masive të njerëzve tanë nëpër Evropë. Na lanë me shkolla pa rezultat, me spitale të sëmura, me biznese të shtypura e me sistem të korruptuar deri në fyt. Mbi të gjitha, na lanë të vetmuar, pa miq e aleat. Kosova, e përplasur me të gjithë, për katër vite nuk ka marrë asnjë njohje të vetme, asnjë anëtarësim, nuk ka bërë asnjë hap drejt rrugëtimit tonë euroatlantik që ne si LDK e kemi synim orientues e strategjik,” u shpreh Abdixhiku.