Abdixhiku: Kurti më prezantoi diçka tjetër në takim, dy elemente ishin më të vërejtshme

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se Kurti përgjatë takimit që kishte me të, i kishte prezantuar diçka tjetër. Abdixhiku në Rubikon pohoi se shefi i ekzekutivit në takim nuk e kishte ndarë preambulën, përcjell lajmi.net. Tutje, i pari i LDK-së deklaroi se dy pikat që u vërejtën më së shumti…

Lajme

21/03/2023 21:59

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se Kurti përgjatë takimit që kishte me të, i kishte prezantuar diçka tjetër.

Abdixhiku në Rubikon pohoi se shefi i ekzekutivit në takim nuk e kishte ndarë preambulën, përcjell lajmi.net.

Tutje, i pari i LDK-së deklaroi se dy pikat që u vërejtën më së shumti ishin ato që palët nuk gjykojnë çështjet e statutit politik dhe e dyta ajo e tejkalimit apo kapërcimit të trashëgimisë së të shkuarës.

“Ai nuk e kishte ndarë preambulën, i kishim vetëm pikat, vëmendja e parë që më ka shkuar ka qenë te dy elemente e para, palët nuk paragjykojnë çështjet e statutit politik edhe e dyta ka qenë tejkalimi apo kapërcimi i trashëgimisë të së shkuarës.” – ka thënë ai.

Këtë momentum, duhej ta shfrytëzonim mirë për interesat e Kosovës. Ajo që bëmë ne, ndoshta më së miri e paraqet raporti i ambasadorit në ShBA, Ilir Dugollit. Ai raport flet qartë për relacionet e Kosovës me ShBA-të. Pra në këto relacione ne kishim një marrëdhënie brutale, të moskoordinimit jo vetëm në politikën ndërkombëtare, po edhe refleksion prej politikës së brendshme”.